Në një intervistë për Radion-Evropa e Lirë, kryeministri i vendit dhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se sulmet dhe dëmtimi i zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në shumë komuna të vendit, por edhe djegia e disa veturave të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë duke u bërë nga individë të subjekteve, të cilët deri më tash kanë organizuar dhunë dhe protesta. Mustafa tha se veprimet e tilla janë të padrejta dhe janë për keqardhje, edhe pse policia nuk ka dhënë asnjë informatë se kush qëndron prapa këtyre sulmeve. Mustafa thotë se këtë e kupton si frustrim të njerëzve nga subjektet, të cilat deri me tash kanë organizuar dhunë dhe protesta, por unë mendoj se kjo është një gjendje e kalueshme, sepse në LDK situata është shumë stabile. Neve nuk na lë përshtypje kjo, por shprehim keqardhje për ata që kryejnë veprime të tilla”, tha Mustafa. Sa është situata stabile në LDK me siguri, më së miri e di ai vetë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …