Emigrantët

OKB i apelon Bosnjes që të ndalojë vendosjen e detyrueshme të migrantëve në një kamp të pasigurtë

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje të martën Bosnje e Hercegovinës që të ndalojë vendosjen e detyrueshme të migrantëve në një kamp të pasigurtë pranë kufirit kroat, duke e përshkruar atë si të papërshtatshëm për strehimin e njerëzve. Rreth 800 migrantë janë drejtuar për në vendin Vuçjak, një ish-deponi afër zonave të minuara, rreth 8 km nga kufiri kroat. Vendi nuk ka ujë të rrjedhshëm, energji elektrike dhe kujdes mjekësor. “Vendi është absolutisht i papërshtatshëm për akomodimin e qenieve njerëzore”, tha raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e migrantëve, Felipe Gonzalez Morales. Bosnja po ballafaqohet me një rritje të numrit të migrantëve, pasi vendet fqinje që janë anëtare të Bashkimit Evropian – Hungaria, Sllovenia dhe Kroacia – mbyllën kufijtë e tyre. Rreth 40,000 migrantë kanë hyrë në Bosnje që nga viti 2018, Gati 20 për qind e tyre janë fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …