Në ambientet e SHFMU “Emin Duraku” në Prizren, në prani të qindra anëtarëve dhe simpatizantëve, Shaqir Totaj, në cilësinë e kryetarit të degës së PDK-së, shefit të Shtabit Zgjedhor dhe njëherësh si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, në mes tjerash tha” PDK-ja si parti politike është krijuar mbi bazën e sakrificës dhe roli i saj ka qenë sakrifikues në interes të Kosovës, sepse është e vetmja parti që ka guxim, vizion për t’i shty proceset përpara dhe është e vetmja parti që e sakrifikon veten si parti për interes të Kosovës. Andaj, ky vizion i PDK-së është arsyeja, që na shtyn dhe na jep kurojë edhe neve që ta kërkojmë votën tuaj, sepse jemi të bindur se vota juaj do të jetë në shërbim të Kosovës.” Ai në kuadër të shpalosjes së programonit të PDK-së, ka theksuar se PDK-ja ka program të qartë për zhvillimin ekonomik, për bizneset, sepse kandidati për kryeministër z. Kadri Veseli ka edhe guxim, ka edhe vizion ka edhe përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare, që t’i bëjë realitet të gjitha premtimet.
Shaqir Totaj, pas zbërthimit të programit elektoral, para të pranishmëve të shumtë i ka prezantuar edhe kandarët tjerë për deputet të Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së në Prizren, që janë kandidatët më të mirë të mundshëm, profesionistë të fushave të ndryshme, prandaj ju ftoj që masovikisht t’i votoni kandidatët e PDK-së, në mënyrë që shteti i Kosovës të behet shtet që e njohin dhe e mbrojnë ndërkombëtarët.
Bear Berisha, djali i heroit të Kosovës, Xhevat Berisha, para të pranishmëve ka folur për arszet pse ai ka ardhur nga Austria, për të garuar për deputet: Kam dashur që ta sprovoj vetin dhe të jem në shërbim të atdheut ashtu siç ka qenë babai im dje në luftë, unë sot “të luftoj” në paqe për ndërtimin e shtetit. Betejën e sinqertë politika e kam gjetur në PDK-së, sepse është e vetmja parti që ka vizion, ka përkushtim dhe mbështetje nga ndërkombëtarët, andaj voto juaj për ne është votë pro Amerikës, është votë pro Bashkimit Evropian, – ka theksuar ai. Me pjesëmarrjen e qindra anëtarëve dhe simpatizantëve, dhe me brohoritjet e pandalshme të tyre, u dëshmua se ata tash më e kanë ndarë mendjen dhe se vota e tyre do të shkojë për PDK-në, më 6 tetor dhe bashkërisht do ta kremtojnë fitoren e madhe.