leoni

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar se vetëm edhe pak ditë e ndajnë nga fitorja në zgjedhjet e 6 Tetorit

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar se vetëm edhe pak ditë e ndajnë nga fitorja në zgjedhjet e 6 Tetorit

Para mijëra simpatizantëve të komunës së Besianës, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar se vetëm edhe ditë i ndajnë nga fitorja. “Ju e dini shumë mirë që kur e kam dhënë besën, kurrë nuk e kam shkelë atë besë. Kurrë koalicion me PDK-në. Kurrë koalicion me regjisorët e Klanit pronto, të cilët me krim e korrupsion, me montazhe dhe falsifikime po synojnë ta manipulojnë vullnetit e qytetarëve”, tha Vjosa Osmani. “Të nderuar qytetarë të Podujevës dhe krejt Kosovës. Duke i parë gjithë këta përkrahës këtu në Podujevë dhe gjithë Kosovën, unë nuk kam më dyshim në përcaktimin tuaj pro LDK-së. Ju lus që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë masive, sikur në kohën e presidentit Rugova, për ta jetësuar vizionin e tij për Kosovën shtet demokratik të zhvilluar dhe në miqësi të përjetshme me Amerikën dhe BE-në, ka thënë Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …