leoni

Fatmir Limaj

Limaj: zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje të një rëndësie të veçantë

Kandidati për kryeministër nga Koalicioni: Nisma AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje të një rëndësie të veçantë të cilat mund të përcaktojnë të ardhmen e vendit për disa dekada. Vendin e presin tema shumë të rëndësishme të cilat vetëm duke pasur një konsensus sa më të gjerë mund të marrin epilogun e duhur, meqë forcat politike detyrimisht duhet që pavarësisht rezultatit të jenë në të bashkuara për të arritur konsensusin e nevojshëm dhe t’i mbyllin ato tema. Prandaj ka thënë se Projekti i Nismës “Bashkë për Shtetin” e ka këtë kuptim dhe se sa herë që shqiptarët janë bërë bashkë kanë bërë punë të mëdha për vendin. “Zgjedhjet që po vinë nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës për shkak të temave që e presin vendin tonë. Janë disa tema jashtëzakonisht të rëndësishme të cilat detyrimisht bëjnë që forcat politike të Kosovës, pavarësisht rezultatit duhet jemi të bashkuar në këto tema për të pasur një konsensus sa më të gjere dhe për t’i mbyllur disa tema me të rëndësishme, prandaj edhe projekti ynë “Bashkë për Shtetin” e ka këtë kuptim”, ka thënë ndër të tjera. Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …