KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNj: Situata e sigurisë në Kosovë vetëm sa është duke u tensionuar

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë vetëm sa është duke u tensionuar. “Fillimisht si cak i sulmit të personave të panjohur por mirë të organizuar ishin veturat zyrtare të cilat dëmtoheshin me kubëza guri apo iu vihej flaka. Pastaj u bënë cak i sulmeve edhe veturat private të personave që janë pjesë e politikës apo anëtarëve të familjeve të tyre që nënkupton se sulmohej edhe prona publike sikur edhe ajo private. Nëse mbështetemi në të dhënat e sulmeve të deritashme, qoftë ndaj individëve apo pronave të tyre atëherë del se këto sulme janë të motivuara politikisht porse burimi mbetet i panjohur. Në një mjedis skajshmërisht jotolerant politikisht këto sulme mund të shkaktojnë pasoja të paparashikueshme dhe KMDLNj shpreh shqetësim se, përkundër intensifikimit të këtyre sulmeve, autorët nuk po kapen dhe po mbesin të pandëshkuar. Rasti i fundit ishte përpjekja për djegien e veturës private të Adem Grabovcit, shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe deputet i Kuvendit të Kosovës. KMDLNj e dënon dëmtimin e veturës së z. Grabovci si akt kriminal dhe kërkon përkushtim më të madh të organeve të hetuesisë në kapjen e autorëve dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë ndryshe kaosi dhe frika për qytetarët e Kosovës vetëm sa do të rritet dhe qëllimi i këtyre grupacioneve terroriste do të arrihet”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …