leoni

Reagim i MKRS-së kundër zërave shpifës kinse për tërheqjen e investimit në stadiumin e Gjakovës

MKRS reagon ndaj shpifjeve me qëllime politike se gjoja janë heq mjetet për renovimin e Stadiumit të Gjakovës. MKRS bënë me dije për opinionin, me theks atë të Gjakovës, se projekti për ndërtimin e stadiumit të Gjakovës është në fazën e hapjes së procedurave dhe se së shpejti aty do të fillojnë punimet për renovimin e këtij stadiumi, duke bërë që Gjakova ta ketë stadiumin e kategorisë së II-të sipas kritereve të UEFA-së. Dhe e tërë kjo vjen si rezultat në kuadër të investimeve që MKRS bën në tërë Kosovën dhe pa e përjashtuar as Gjakovë. Kjo është pjesë e zotimit të Ministrit Gashi që edhe qyteti i Gjakovës të bëhet me standarde të larta dhe aty të zhvillohen edhe ndeshjet ndërkombëtare. Zërat shpifës të disa prej atyre që nuk kanë bërë asgjë për sportin dhe sportistët e Gjakovës janë qëllim këqija dhe nuk i ndihmojnë atyre me 6 tetor, ka thënë ministri Gashi duke e vlerësuar se qytetarët e Gjakovës e kanë parë punën dhe përkushtimin e tij edhe ne projektet tjera për Gjakovën si: Stadiumi ndihmës i përfunduar, Finalizimi i terreneve të Tenisit, Kampi Rinor në Pjetershan, Qendra Kulturore në Rogove e shumë projekte tjera kulturore, sportive dhe rinore. Ndërsa sa i përket transferimeve nga një kod në kodin tjetër buxhetor, dhe përshpejtimit për ta finalizuar projektin e terreneve sportive, kjo aspak nuk e pengon zhvillimin e procedurave për fillimin e renovimit të stadiumit të qytetit i cili është një përkushtim i veçantë i ministrit Gashi dhe MKRS-së.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …