Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Valdrin Lluka ka bërë të ditur se AKR do të themeloj Agjencinë e Eksporteve të Kosovës. Lluka përmes një postimi në facebook ka shkruar gjithashtu se kjo Agjenci do të jetë e vet qëndrueshme, “AKR do të themeloj Agjencinë e Eksporteve të Kosovës. Agjencia do të jetë e vet qëndrueshme dhe do të jetë përgjegjës për të organizuar panaire”, ka thënë ai. Ai gjatë ditës ka bërë të ditur se partia që ai është pjesë do të krijojnë biznes parqe në vende të ndryshme strategjike në Kosovë. Sipas Llukës kjo do të bëhet përmes Fondit Zhvillimor të Kosovës për të tërhequr investimet e huaja.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …