Me programin e këtij viti të prezantuar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural është ndarë buxheti prej 46 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë. Vetëm për mbështetje të fermerëve me grante nga këto mjete janë ndarë 23 milionë euro, ose 3 milionë më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa, për mbështetje të fermerëve me anë të subvencioneve janë paraparë 20 milionë euro që pritet të rezultojë në shtimin e tokave në prodhimtari dhe në krijimin e 3 mijë vendeve të reja të punës. Gjatë prezantimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe programin për pagesat direkte 2016, të cilat sivjet përfshijnë në buxhet prej 46 milionë, u tha se me këtë fond të granteve për agrobizneset rriten ofertat e reja në bujqësi , forcohet rritja e konkurrencës së fermave ekzistues, avancohen linjat e reja të përpunimit dhe ngritja e standardeve të cilësisë. Me këtë program mbështeten me anë të granteve sektori i pemëve, sektori i perimeve, sektori i mishit, sektori i qumështit, sektori i rrushit, sektori i vezëve etj. Vlera minimale e përfitimit nga fondi i shpërblimeve është 10 mijë euro, kurse maksimale 100 mijë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …