Haradinaj: Kosova është me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania

Haradinaj: Kosova është me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ka dërguar një telegram urimi kancelares gjermane, Angela Merkel në shënimin e 29 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë. Tutje ai tha se edhe këtë herë ka siguruar kancelaren Merkel se Kosova është e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Kosova dhe populli i saj janë me fat që në të gjithë etapat e shtetbërjes, kanë pasur krah vetes shtete si Gjermania. Sot, kur bëhen 29 vjet nga bashkimi i shtetit gjerman, i kam nisur një telegram urimi kancelares Angela Merkel, për këtë festë kombëtare, duke shprehur mirënjohjen e thellë të Kosovës, për kontributin e tyre jetik ndaj nesh. Si çdo herë tjetër, kancelaren Merkel e sigurova se Kosova është fuqishëm e angazhuar në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Si partnerë të besueshëm dhe aleatë të fuqishëm, Kosova dhe Gjermania kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ndajnë vlera të përbashkëta!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …