leoni

Christian Heldt thotë se bashkimi i Gjermanisë ishte një prej momenteve më të gëzueshme në historinë gjermane

Christian Heldt: Bashkimi i Gjermanisë ishte një prej momenteve më të gëzueshme në historinë gjermane

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shënuar sot Ditën e Bashkimit të Gjermanisë. Ambasadori Christian Heldt ka pritur sot liderë institucional e politik, njerëz nga arti e kultura, biznesi e shoqëria civile për të shënuar këtë ngjarje të cilën e ka konsideruar si shumë të rëndësishme për Gjermaninë. Në fjalën e tij, ambasadori gjerman tha se ky vit shënon përvjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, që e quajti një prej momenteve më të gëzueshme në historinë gjermane që siç tha ai, kuptimi i saj shkon përtej Gjermanisë Lindore. Christian Heldt foli edhe për angazhimin e gjermanëve në Kosovë, ku tha se tashmë shënon 20 vjet. Sipas tij, Gjermania vazhdon të punojë me ngulm përkrah Kosovës. Duke kujtuar një prej ngjarjeve më të mëdha të Gjermanisë, rrëzimin e Murtit të Berlinit, ambasadori Heldt tha se këtë përvjetor do ta shënojnë me një sërë aktivitetesh përcjellëse edhe në Kosovë. Ai tha se çdo gjë ndodhi 30 vjet më parë me demonstratën e parë të madhe që paralajmëroi kthesën që po vinte. Sipas tij, mbi të gjitha, ishte një paralajmërim i njerëzve të guximshëm, meqë siç tha ai, askush nuk e kishte paraparë që një ditë njerëzit do të ngopeshin me degradimin e kushteve të jetesës dhe mungesën e lirisë së përditshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …