Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha sot para klinasve se ashtu siç arritën t’i largojnë banditët nga Klina, do t’i largojnë edhe nga qeveria, pa treguar se për cilët “banditë” është fjala. Ai para qytetarëve të Klinës tha se ka ardhur dita për t’i dhënë fund varfërisë, pasi siç tha ai, koha është për zhvillim, për arsim e për shëndetësi profesionale. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, tha se me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje më 6 tetor do të nënshkruhet kontrata për Kosovën ndryshe.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …