leoni

Kadri Veseli: Ata që i ndajnë dhe përçajnë qytetarët brenda, nuk mund ta mbrojnë Kosovën jashtë

Kadri Veseli: Ata që i ndajnë dhe përçajnë qytetarët brenda, nuk mund ta mbrojnë Kosovën jashtë

Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Kadri Veseli, në tubimin që ka mbajtur në Vushtrri ka thënë se ky tubim dëshmon se vushtrriasit janë të vendosur për fitoren e PDK-së. Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se ata që i ndajnë dhe përçajnë qytetarët brenda, nuk mund ta mbrojnë Kosovën jashtë. Sipas tij sa më e fortë është Partia Demokratike Kosovës, aq më e fortë është Kosova. “Krejt Vushtrria është çuar në këmbë për ta përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës. Ky tubim masiv dëshmon se vushtrriasit kanë vendosur për fitoren tonë, për fitoren e Kosovës. Të qëndrojmë të bashkuar dhe entuziastë, sepse Kosova ka nevojë për ne. Ata që i ndajnë dhe përçajnë qytetarët brenda, nuk mund ta mbrojnë Kosovën jashtë. Sa më e fortë është Partia Demokratike Kosovës, aq më e fortë është Kosova. Sa më e fortë është Kosova, aq më e dobët është Serbia. Pas 6 tetorit, përpara kemi shumë sfida, por ne jemi të përgatitur. Ne kemi vizion. Ne e dimë rrugën. Ajo është rruga perëndimore. Më 6 tetor, të gjithë bashkë për Kosovën tonë. Ne kemi një qëllim: ta ndërtojmë bashkë të ardhmen për qytetarët, për shtetin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …