Të diplomuarit e skemës Young Cell-programi i BE-së që financon të rinjtë e Kosovës për të studiuar në Bashkimin Evropian, të enjten kanë ndarë përvojat e tyre personale gjatë studimeve dhe periudhës së aplikimit për bursa, të cilat kanë për qëllim ndryshimin e administratës publike dhe reformat e sundimit të ligjit. E pranishme në këtë debat ishte edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, e cila tha se kjo se është një mundësi e mirë e avancimit të të rinjve. Krahas kësaj, Apostolova tha se procesi i përzgjedhjes së aplikantëve është shumë transparent, dhe nuk bëhet nga institucionet kosovare.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …