Sot është dita e parafundit që aplikuesit e regjistruar suksesshëm të votimit përmes postës të votojnë. Saktësisht, fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor, pra ditën e nesërme. Votimi përmes postës ka filluar më 19 shtator. Kujtojmë se nga 40 mijë e 313 aplikacione për të votuar përmes postës që janë pranuar dhe proceduar në KQZ, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj. Gjithsesi, nga njohës të çështjeve ky është një numër i konsiderueshëm i votave të diasporës që mund të ndikojnë edhe në rezultat në rast se gara është e ngushtë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …