Pas një fushate mjaft të organizuar dhe si kurdoherë pompoze e me premtime gjithnjë në rritje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 Tetorit, sonte në mesnatë i përmbyllin aktivitetet partitë politike dhe koalicionet që do të garojnë ditën e diel më 6 tetor në të gjitha qendrat e votimit në vendin tonë. Në këto zgjedhje garojnë PDK-ja, LDK-ja, Vetëvendosja, Koalicionin Nisma-AKR-PD, Koalicionin AAK-PSD, Lista serbe, Partia Fjala dhe parti e koalicione të tjera Fushata është karakterizuar pa ekscese, por me një gjuhë të vrazhde e dhe fyese të disa liderëve politikë dhe kandidatëve për deputetë, të cilët pretendojnë të korrin fitore. Zgjedhjet e parakohshme u shpallën, pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti për shkak se ishte ftuar për t u intervistuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …