Në Bruksel është paraqitur raporti “Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Ballkanin Perëndimor” në të cilin paraqiten hulumtimet e koalicionit të organizatave për të drejtat e grave nga Ballkani Perëndimor. Raporti ka vënë në pah se në rajonin e Ballkanit diskriminimi me bazë gjinore është i përhapur, veçanërisht në lidhje me punësimin, promovimin, pushimin e lehonisë dhe ngacmimin seksual. Gjithashtu, sipas hulumtimit del se kornizat ligjore që kanë të bëjnë me diskriminimin janë të copëtuara dhe shpeshherë jo në përputhje me ato të rajonit, dhe se standardet e ndryshme të mbrojtjes, procedurat dhe sanksionet e zbatueshme në bazë të ligjeve të ndryshme të mbivendosura kontribuojnë në ngatërrim. Raporti i hulumtimit përfshin një numër rekomandimesh për institucionet nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimin Evropian për një sërë temash, përfshirë miratimin dhe zbatimin e reformave mbi diskriminimin me bazë gjinore, përmirësimin e qasjeve të monitorimit dhe mbështetjen e vazhdueshme për organizatat e të drejtave të grave.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …