Ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka vlerësuar se partia së cilës ai i ka shërbyer dhe i ka dhënë shumë konribut, tani ndodhet në një krizë serioze. Ai ka deklaruar se reformimi i mirëfilltë i LDK-së është i domosdoshëm. Lidhur me këtë gjendje, në një postim të tij ka shkruar: “Ditëve të fundit janë zhvilluar ngjarje dhe paraqitur probleme që lidhen me udhëheqjen e LDK-së, si në planin e qeverisjes së vendit, po ashtu edhe në planin e brendshëm të LDK-së. Tendenca e lidershipit të LDK-së që këto probleme t’i shohë dhe interpretojë si të ndikuara e shkaktuara nga faktorë të jashtëm, duke iu shmangur trajtimit dhe zgjidhjes së tyre, vetëm sa e ka ndarë përfundimisht këtë lidership të LDK-së nga strukturat e organizuara lokale, nga anëtarësia dhe vullneti i saj programor. Sejdiu ka thënë se reagimet e fundit të anëtarësisë së LDK-së anekënd Kosovës dhe jashtë saj kanë adresuar saktë dhe me të drejtë, sipas tij, përgjegjësinë për këtë gjendje të rëndë brenda LDK-së te një pjesë e udhëheqjes së LDK-së në krye me Isa Mustafën. “Gjuha e fyerjeve, e linçimeve dhe e urrejtjes që e ka instaluar Isa Mustafa, duke mos kursyer madje as shoqërinë civile e intelektualët, por edhe mediet, që bëhet me vetëdije të plotë në mbrojtje të interesave të ngushta të tij, e ka braktisur traditën e urtë dhe argumentuese të LDK-së, me të cilën ajo ka komunikuar përherë për gjithë këto vite me anëtarësinë dhe qytetarët, por edhe me subjektet rivale në skenën politike të Kosovës”, ka shkruar ai. Sejdiu ka kritikuar edhe qasjen e lidershipit të LDK-së, karshi punësimeve në borde publike dhe në ambasada.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …