Bundestagu gjerman ka miratuar disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vettingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Meqenëse kushti nuk është emergjent, plotësimi i tij pritet të jetë një sfidë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, të cilat pritet të ngrihen në fillim të vitit 2020. Gjermania u referohet njerëzve të drejtësisë të shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vettingut për pasuri të paligjshme dhe lidhje me krimin. Lista të cilës i referohet mesazhi i Bundestagut nis me anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të shkarkuar me vendime të formës së prerë për mosjustifikim pasurie dhe lidhje me krimin.
Pjesë e listës të të shkarkuarave nga detyra janë edhe ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë: Tom Ndreca, Artan Broci, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi, si dhe ish-anëtarët e Kushtetueses, Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari dhe Fatos Lulo. Më pas vijnë krerët e gjykatave dhe prokurorive, të cilët janë verifikuar me prioritet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Nuk kanë arritur të kalojnë skanimin e trefishtë të Vettingut kryetarët e gjykatave në Tiranë dhe rrethe si, Alma Liçaj, Admir Belishta, Luan Dervishi, Agron Vavla, Alltun Çela, Arben Zefi, Alfred Gjoni, Pashk Gjaci, Dritan Seci, Izet Kadana, Hysni Demiraj, Petrit Çeno, Alfred Gjoni, Agron Vavla, Entela Prifti, Fehmi Petku, Albina Spaha, Roland Jaupaj, Fuat Vjerdha, Enkeledi Hajro dhe Valbona Durraj (Seknaj).
Janë shkarkuar gjithashtu krerët e prokurorive në rrethe si Hysni Vata, Artan Bajrami, Çlirim Shahini, Edison Ademi, Ferdinand Elezi, Alketa Nushi, Arben Pasho, Alfred Agolli, Hysen Keta dhe Ardian Ylli.
Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria Speciale hetojnë çdo veprimtari me pasoja penale të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, duke përfshirë edhe njerëzit e drejtësisë në organet me të larta të sistemit. Në fokus të SPAK-ut janë edhe rreth 18 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe fshehjes së pasurive.
Subjektet e shkarkuar nga Komisionet e Vettingut:
- Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë
- Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë
- Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë
- Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë
- Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
- Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë
- Bashkim Dedja, kryetar i Kushtetueses
- Fatmir Hoxha, anëtar i Kushtetueses
- Altina Xhoxhaj, anëtare e Kushtetueses
- Gani Dizdari, anëtar i Kushtetueses
- Fatos Lulo, anëtar i Kushtetueses
- Antoneta Sevdari, anëtare e KLP
- Gentian Osmani, anëtar i KLP
- Alma Liçaj, kryegjyqtare e Apelit Vlorë
- Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Tiranës
- Luan Dervishi, kryegjyqtar i Apelit Shkodër
- Agron Vavla, kryegjyqtar Berat
- Alltun Çela, kryegjyqtar Sarandë
- Arben Zefi, kryegjyqtar Shkodër
- Alfred Gjoni, kryegjyqtar Kurbin
- Pashk Gjaci, kryegjyqtar Përmet
- Dritan Seci, kryegjyqtar Tropojë
- Izet Kadana, kryegjyqtar Pukë
- Hysni Demiraj, kryegjyqtar i Apelit Tiranë
- Petrit Çeno, kryegjyqtar Durrës
- Alfred Gjoni, kryegjyqtar Kurbin
- Agron Vavla, kryegjyqtar Berat
- Entela Prifti, kryegjyqtare e Apelit Korçë
- Fehmi Petku, kryegjyqtar i Apelit për Krimet e Rënda
- Albina Spaha, kryegjyqtare Gjirokastër.
- Roland Jaupaj, kryegjyqtar Fier
- Fuat Vjerdha, kryegjyqtar i Apelit Civil Shkodër
- Enkeledi Hajro, kryegjyqtare e Tiranës
- Valbona Durraj (Seknaj), kryegjyqtare e Administratives
- Hynsi Vata, kryeprokuror i Matit
- Artan Bajrami, kryeprokuror i Apelit për Krime të Rënda
- Çlirim Shahini, kryeprokuror Lushnjë.
- Edison Ademi, drejtues në Prokurorinë e Sarandës
- Ferdinand Elezi, kryeprokuror i Apelit Durrës
- Alketa Nushi, kryeprokurore Kukës
- Arben Pasho, kryeprokuror Gjirokastër
- Alfred Agolli, kryeprokuror i Apelit Gjirokastër
- Hysen Keta, kryeprokuror Përmet
- Ardian Ylli, kryeprokuror Vlorë
- Dhurata Haveri, gjyqtare e Krimeve të Rënda
- Gjovalin Përnoca, gjyqtar i Krimeve të Rënda
- Gurali Brahimllari, gjyqtar i Krimeve të Rënda
- Fatos Qato, gjyqtar
- Idriz Mulkurti, gjyqtar
- Rovena Gashi, prokurore
- Bledar Abdullai, gjyqtar
- Elsion Sadiku, prokuror
- Arben Nela, prokuror
- Bujar Hoti, prokuror
- Ervin Metalla, gjyqtar
- Dritan Rreshka, prokuror
- Ahmet Jangulli, gjyqtar
- Sotiraq Lubonja, gjyqtar
- Ramadan Troci, prokuror
- Artor Ylli ndihmës ligjor
- Shpëtim Kurti, prokuror
- Artur Selmani, prokuror
- Fatos Qato, gjyqtar
- Ana Golloshi, ndihmëse ligjore
- Eugen Beci, prokuror
- Shkëlzen Cena, prokuror
- Irma Balli, prokurore
- Fatmir Lushi, prokuror
- Arqilea Koca, prokuror
- Adriatik Cama, prokuror
- Artan Lazaj, gjyqtar
- Luan Kaloçi, prokuror
- Gentian Trenova, prokuror
- Besim Trezhnjeva, gjyqtar
- Besa Nikëhasani, prokurore
- Anila Guri, gjyqtare
- Ilir Mustafaj, gjyqtar
- Luan Hazneziri, gjyqtar
Dhanë dorëheqjen:
- Arjana Fullani, anëtare në Gjykatën e Lartë
- Aleksandër Muskaj, anëtar i Gjykatës së Lartë
- Mirela Fana, anëtare e Gjykatës së Lartë
- Andi Çelikut, anëtar i Gjykatës së Lartë.
- Evelina Qirjako, anëtare e Gjykatës së Lartë
- Guxim Zenelaj anëtar i Gjykatës së Lartë
- Bensik Imeraj, anëtar i Kushtetueses.
- Vladimir Kristo, anëtar i Kushtetueses.
- Sokol Berberi, anëtar i Kushtetueses.
- Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.
- Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.
- Ilir Çeliku, gjyqtar Apeli Vlorë.
- Brunilda Kasmi, gjyqtare
- Merita Xhani, gjyqtare
- Ilir Pashaj, gjyqtar Elbasan.
- Erlindi Basha, ndihmës ligjor
- Eritan Shehu, ndihmëse ligjore
- Adnand Berdica, ndihmës ligjor
- Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore
- Metush Saraçi, kryegjyqtar i Apelit në Tiranë
- Genci Sinjari, kryetar i Administratives Durrës. (Dita)