Kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj është shprehur se vota sot e qytetarëve të Kosovës do t’i jap siguri dhe perspektivë atyre. Limaj pasi përfundoi votimin në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, apeloi gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. “Kjo mundësi të shfrytëzohet nga gjithë qytetarët e Kosovës. Unë pres që gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar sipas bindjes së tyre dhe siç e thash sot në mbrëmje të ketë një rezultat që i jep siguri vendit tonë”, tha Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …