Deri në orën 11:00 në Kosova kanë votuar 9.46%. Kështu ka thënë Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një konferencë për media. Ajo tha se procesi është duke shkruar në rregull dhe nuk ka parregullsi të mëdha. “Ju njoftojë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 përqind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 përqind, nga 1 milionë e 937 milë e 868 votues. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017, kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 përqind e votuesve. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së të cilës mund t’i referoheni”, ka thënë Daka.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …