Ramush Haradinaj

Kandidati i koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka lavdëruar procesin zgjedhor që është mbajtur sot

Kandidati për kryeministër i koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka lavdëruar procesin zgjedhor që është mbajtur sot. Në një konferencë të shkurtër për medie, ai nuk ka folur për rezultatin e subjektit të tij, por ka deklaruar se AAK-ja ka shënuar rritje. “Dua të veçoj tri momente nga ky proces zgjedhor. Së pari, është treguar pjekuri dhe procesi ka shkuar shumë mirë. Pastaj, është votuar vetëm me dokumente të Republikës së Kosovës, gjë që ndodhë për herë të parë dhe është pozitive. Dhe së fundmi, u vërtetua që është më së miri kur vullneti i kthehet sovranit dhe ai vendosë për të ardhmen e vet”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …