Kryetari i Nismë Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një konferencë për media ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet e sotme. “Unë dua t’i falënderoj të gjithë votuesit e Kosovës, në mënyrë të veçantë votuesit që kanë zgjedhur dhe i kanë besuar Nismës Socialdemokrate dhe koalicionin tonë. Unë mund t’iu them gjithë anëtarëve dhe strukturave, gjithë njerëzve të Kosovës që Nisma ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Ne tash i kemi shtatë deputetë dhe po luftojmë për deputetin e tetë në bazë të të gjitha informacioneve që kemi nga terreni. Kërkesa dhe mesazhi ynë për të gjithë komisionarët dhe strukturat tona është që të vazhdojnë dhe të përcjellin e të kryejnë detyrën, duke numëruar votë për votë për të respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës”, tha Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …