Një kontingjent i FSK-së do të marrë pjesë në garën ushtarake ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19” në Britani të Madhe

Një kontingjent i FSK-së do të marrë pjesë në garën ushtarake ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19” në Britani të Madhe

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës ka udhëtuar për në Britani të Madhe, ku do të marrë pjesë në garën ushtarake ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”, e cila mbahet nga data 6 deri 21 tetor. FSK në këtë ushtrim do të marrë pjesë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Britaninë e Madhe.  “Cambrian Patrol 19” është aktiviteti më prestigjioz ushtarak, që realizohet nga Brigada 160 e këmbësorisë, dhe është ushtrim kryesor patrullues për ushtrinë e Britanisë, i cili është i hapur për të gjitha shërbimet ushtarake të Britanisë dhe shërbimet tjera ushtarake ndërkombëtare. Këtë vit, kontingjenti i FSK-së që nga muaji shkurt ka bërë përgatitje intensive si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri në disiplina të ndryshme, duke filluar nga faza përgatitore për këtë ushtrim, e cila ka zgjatur rreth tetë muaj, ku janë përfshirë tre muaj parapërgatitje dhe pesë muaj trajnim intensiv.  Pjesëtarët e FSK-së po marrin pjesë në këtë garë për herë të tretë dhe se FSK-ja për herë të parë mori pjesë në këtë garë në vitin 2016, dhe në mesin e shumë shteteve pjesëmarrëse kontingjenti i saj pati marrë Medaljen e artë, ndërsa në garën e vitit 2018 kontingjenti i FSK-së ishte shpërblyer me Medaljen e bronztë.  Ushtrimi “Cambrian Patrol” ka filluar që nga viti 1959, dhe  në mbarë botën njihet si një nga patrullat më të vështira, ku një numër i vogël skuadrash arrijnë të dekorohen me medalje, ndërsa shkalla e dështimit është mjaft e lartë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …