Ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve në Polac

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe bashkëpunëtorë, kanë dalë në fshatin Polac, për të parë nga afër asfaltimin e segmenteve të rrugëve që kanë filluar, me këtë projekt do të trajtohen rreth 3 km rrugë në këtë fshat. Ndër të tjera kryetari Jashari ka theksuar: “Në fshatin Polac, po vazhdon asfaltimi i segmenteve të rrugëve, ku do të trajtohen rreth 3 km rrugë me asfalt. Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë pamë nga afër punimet që po bëhen. Kështu po vazhdojmë me përmbushjen e kërkesave të banorëve të Polacit. Sepse kërkesat e qytetarëve janë obligimi Ynë! Tani banorët e kësaj pjese do të kenë infrastrukturë rrugore më të mirë. Së bashku me qytetarët tanë, do të punojmë çdo ditë, pa u ndalur, në çdo pjesë të vendit”! ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …