Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosj ka thënë se qeveria e udhëhequr nga kjo parti do të zëvendësojë tarifën ndaj mallrave serbe me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Ajo ka thënë se me Serbinë në dialog s’do të lejojnë asnjëherë të flitet për çështjet e brendshme të Kosovës. “Për tarifën kemi thënë edhe para zgjedhjeve. Ne do ta zëvendësojmë tarifën me reciprocitet politik, ekonomik, e tregtar”, ka thënë ajo. Sipas Haxhiut, pas numërimit të të gjitha votave, Vetëvendosje synon të arrijë në 34-35 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim
Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …