Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë kryeministrit britanik Boris Johnson se nuk ka të ngjarë të arrihet një marrëveshje e Brexit, përveç nëse Britania e Madhe lë Irlandën Veriore në Unionin doganor. “Merkel tha se Gjermania mund të largohej nga BE pa asnjë problem nëse dëshiron, por që Mbretëria e Bashkuar nuk mund ta bënte këtë nëse Irlanda Veriore nuk mbetej në bashkimin doganor,” transmeton Reuters, duke cituar burime të veta. Merkel gjithashtu tha që ajo mendoi se BE kishte një veto në daljen e Britanisë nga bashkimi doganor. Sipas Reuters, biseda “ka vendosur një pozicion të ri që do të thotë se është e pamundur të arrihet një marrëveshje mbi Brexit tani ose në të ardhmen”.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë
Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …