leoni

Është festuar dita e shkollës “Gëzim Hamza – Piktori”

Në mjediset e shkollës, me pjesëmarrjen e nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, familjarëve të dëshmorëve, zyrtarëve komunalë, përfaqësueseve të OVL-së dhe qytetarëve të Rahovecit, është mbajtur dita e shkollës që tashmë e ka emrin e dëshmorit “Gëzim Hamza – Piktori”. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili në një postim të tij në facebook ka shkruar: Është nderë dhe krenari kur gjeneratat e reja mësojnë dhe frymëzohen nga një artist që flijoi qenien e tij për atdhe, andaj në emocione të shumta isha i pranishëm në këtë ditë të shkruar. Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës kanë shfaqur një program të pasur kulturor e artistik, për ç’gjë i përgëzoj dhe falënderoj përzemërsisht. Urime të gjithëve për emrin e ri të shkollës dhe ditën e shkollës! I përjetshëm kujtimi për dëshmorin e kombit, “Gëzim Hamza – Piktori”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi në postimin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …