Lidhja Demokratike e Kosovës po pretendon se një gabim teknik ka ndodhur në formularët e KQZ-së. Andaj ky subjekt nëpërmjet një kërkese që e ka dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa po kërkon rinumërim të votave në shkallë vendi. Kështu ka deklaruar kandidati për deputet nga LDK-ja dhe anëtari i shtabit zgjedhor nga ky subjekt politik, Florian Dushi. “Ne kemi kërkuar rinumërim në shkallë vendi. Se gabimi ka ndodhur në shkallë vendi. Pra në të gjithë Kosovën. Fjala është për një gabim teknik por që mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë përshkrimit të rezultateve në formular ka pas lëvizje të renditjeve të partive. Përveç LDK-së është ankuar edhe Koalicioni Nisma AKR PD si dhe PDK-ja. Mul Desku, kryesues në PZAP, ka konfirmuar se ka marrë tri ankesa, pra LDK, PDK dhe NISMA. Pretendimet e tyre janë se në kolonat ku ata kanë qenë të sigurt që kanë pasur vota i janë deleguar një subjekti tjetër politik, ka deklaruar Desku. Këto tri subjekte politike kanë paraqitur ankesa të ndara në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe të trijat kanë një kërkesë që duket se është e ngjashme, rinumërimi i të gjitha kutive të votimit. PZAP-i ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto tri ankesa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …