Kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan, Eliot L. Engel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të certifikojë planin e liberalizimit të vizave dhe t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave. Në letrën dërguar presidentit të Komisioni Evropian, presidentit të Këshillit të Evropës, si dhe krerëve të 28 shteteve të Bashkimit Evropian, Engel ka kërkuar plotësimin e rekomandimit të Komisionit për të lejuar liberalizimin e vizave për kosovarët, me të njëjtat standarde që BE ia ka akorduar fqinjëve të Ballkanit. Letra është nënshkruar gjithashtu nga Komiteti i Çështjeve të Jashtme, përkatësisht republikani Michael McCaul.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …