Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është takuar sot me përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore dhe Jens Erik Grøndahl, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë. Në një komunikatë nga Vetëvendosje thuhet se Arne Sannes Bjørnstad e ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor nga Norvegjia shprehi interesim për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Kosovë – Serbi. “Kryetari Kurti e njoftoi se prioritet e ka forcimin e shtetit në të gjitha fushat, në drejtësi, në ekonomi e në atë sociale”, thuhet në njoftim. Ndërsa sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, Kurti ka thënë se duhet të nxjerrin mësimet nga e kaluara në mënyrë që dialogu të jetë i përgatitur mirë, me parime të qarta, dhe kësisoj të jetë solid.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …