leoni

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj bën të ditur se Kosova e tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol

Nebojsha Stefanoviq thotë se Serbia do të bëjë të pamundurën që të pengojë pranimin e Kosovës në Interpol

Sipas ministrit të Brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Asambleja e Përgjithshme e Interpolit në Kil paraqet një sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme për Serbinë. Në Asamblenë, që mbahet javën e ardhshme, Kosova do të provojë edhe njëherë të bëhet anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare të policisë. “Delegacioni i Serbisë, të cilit do t’i prijë unë, do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur integritetin profesional të Interpolit, për respektimin e Rezolutës së Korelit që parasheh se vetëm vetëm anëtaret e Kombeve të Bashkuara dhe vëzhgueset në OKB mund të anëtarësohen në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë, por edhe për mbrojtjen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB”, është shprehur Stefanoviq gjatë një konference për sigurinë në Serbi. Ai konsideron se një vendim potencial për pranim të Kosovës në Interpol do të shkaktonte përçarje në këtë organizatë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …