Sot në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ka filluar Konferenca Ndërkombëtare dy ditore "Gjeoshkencat roli i tyre në zhvillimin e qëndrueshëm"

Sot në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë ka filluar Konferenca Ndërkombëtare dy ditore “Gjeoshkencat roli i tyre në zhvillimin e qëndrueshëm”

Sot në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, filluar Konferenca Ndërkombëtare dy ditore “Gjeoshkencat, roli i tyre në zhvillimin e qëndrueshëm” organizuar nga  Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, SHërbimi Gjeologjik i Kosovës. Në hapje të kësaj konference, profesor, Sabri Avdullahu  tha se kjo konferencë është pjesë e Shërbimit Gjeologjik Evropian që do të paraqitet me 52 punime, për dy ditë rradhazi. Dekani Naser Peci, shpalosi para të pranishmeve aktivitetet e realizuara në fakultet. Ai vlerësoi edhe prezencën e akademik Minir Dushit, njeri prej themeluesve. Peci poashtu tha se gjeoshkenctaret do të përballen me sfida të ndryshme, por ata duhet të kenë kujdes në ruajtjen e mjedisit. Rektori i Univeristetit të Mitrovicës Alush Musa, theksoi se kjo konferencë ka përmasa evropiane dhe ka mbledhur studiues nga vendet e ndryshme. Mitrovica për shkak të karakterit që e posedon ka nevojë për konferenca të tilla.

Akademik Minir Dushi, vlerësoi lartë pregaditjet për këtë konferencë dy ditore sepse do të ketë  shkëmbim të përvojave. Potenciali gjeo-mineral është shumë i madh. Pasuritë e mëdha janë: qymyri, xehrorët, nikeli, kobalti, magnezi, boksiti, etj, përveç tyre kemi edhe pasuri tjera që janë të pranishme në vendin tonë. Ne masë të madhe kemi pasuri jo metalore që mund të përdorën në industri si azbesti, kalcitet etj.

Ministri në detyrë i Inovacionit, Muzafer Shala deklaroi se konferenca e sotme është në interes për të ardhmen që të dalim me ide inovative dhe se ministria do t’u përkrah me buxhet tha ai.

Drejtori i Departamentit të Ministrisë së MZhE-se Skender Sallahu, tha se kemi hartuar një plan për sektorin minerar edhe pse ka sfida, por kjo konferencë do të na sjell shumë risi.

Përfaqsuesei i ambasadës amerikane në Kosovë z. Dillan Green, vlerësoi se kjo konferencë ka rëndësi të vecantë, ngase do të bëhet edhe këmbimi i përvojave tona. Minierat kanë rol kyq në zhvillimin e vendit . Është e rëndësishme të investohet në sektorin minerar për të pasur qëndrushmëri.

Rektori i UP-së, Marjan Demaj, theksoi se ne duhet tu krijojmë miqëve tanë hapsirë për konferenca të tilla. Poashtu ne do të bashkpunojmë se bashku me të gjitha universitetet tjera.

Kryesuesi i KPMM-së,  Musa Shabani, vlerësoi se industria minerare historikisht ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e njerëzimit, që nga etapat e hershme të zhvillimit e deri në ditët e sotme. Kosova  është një nga vendet që ka një gamë dhe potencial të shumëllojshëm për zhvillimin e sektorit minerar por e posedon edhe traditën nxjerrëse, transparencën, ka nevojë për partneritet për  investime në miniera. *TV DIELLI*

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …