leoni

Nënshkruhet Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarako-civil për vendosjen e një radari në Aeroportin e Gjakovës

Nënshkruhet Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarako-civil për vendosjen e një radari në Aeroportin e Gjakovës

Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha, ka nënshkruar sot me Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, z. Bahri Nuredini, marrëveshjen për vendosjen e radarit në hapësirën e Aeroportit të Gjakovës. Kjo marrëveshje është nënshkruar bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 14/98, të datës 18 prill 2019, për dhënien në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit të Gjakovës për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Instalimi i këtij radari në Aeroportin e Gjakovës do të ngrisë edhe më tej sigurinë e fluturimeve civile dhe ushtarake në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës dhe është një hap me rëndësi të veçantë në normalizimin e plotë të hapësirës sonë ajrore, në bashkëpunim me NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …