Rexhep Selimi - Gjykate

Edhe deputeti, Rexhep Selimi, nën përcjellje të Policisë, dërgohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Policia e Kosovës ka shoqëruar për në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, përveç kryetarit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri  edhe deputetin e Lëvizjes, Rexhep Selimi. Ata, nën përcjellje të Policisë janë dërguar  për një seancë gjyqësore, që ka të bëjë me rastin e konfliktit që kanë pasur me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, disa vjet më parë. Rexhep Selimi ka konfirmuar për mediet  se ai ndodhet në seancë gjyqësore. Mirlinda Gashi, zyrtare për informim në Gjykatën Themelore, ka konfirmuar se sot të orën 10:00 ka filluar seanca gjyqësore për rastin, ku të pandehur janë, Visar Ymeri dhe Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …