Grenell

Për vizitën e Grenell-it në Prishtinë e Beograd deklarohet ambasada e SHBA-së

Lidhur me takimet fillestare të të dërguarit special presidencial për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadorit Richard Grenell, në Prishtinë dhe në Beograd, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka lëshuar një deklaratë . “Në vizitën e tij të parë zyrtare Kosovës dhe Serbisë me datat 9 e 10 tetor, ambasadori Richard Grenell u takua në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn. Në Beograd u takua me presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së. Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist. “Administrata e presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme. Qëllimi është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejt duke shikuar nga e ardhmja”, thuhet në njoftimin për media të Ambasadës.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …