leoni

Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Bilall Sherifi është shprehur i bindur se koalicioni Nisma Socialdemokrate-AKR-PD e ka kaluar pragun zgjedhor

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bilall Sherifi është shprehur i bindur se ky koalicion e ka kaluar pragun zgjedhor. Nisma ka kaluar pragun dhe tani po pret që të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja. “Qesh mirë kush qesh i fundit”, ka thënë Sherifi. Presim të kemi së paku shtatë mandate për deputetë”, ka theksuar ai. Nisma kishte bërë ankesë për një gabim teknik gjatë numërimit, të cilën KQZ-ja e ka konfirmuar dhe tani është konfirmuar që do të rinumërohen edhe 303 vendvotime. “Nuk po kuptoj se pse partitë tjera nuk po na përkrahin që të ketë rinumërim. Ka pasur problem me formularë në numërim dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka”, ka potencuar ai. Sherifi e ka pranuar që i gjithë procesi i votimit ka shkuar për së mbari, por problemi kishte qenë tek formularët. Ai thotë se ka pasur gabime në bartjen e të dhënave, pas hapjes së kutive të votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …