Punëtorët teknikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë protestuar para rektoratit të UP-së. Me pankarta në duar, “Ndal diskriminimin e punëtoreve në sektorin privat”, ata kanë kërkuar që të përmirësohen pagat dhe kushtet e punës. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nuk do të lejoj që punëtorët e sektorit privat të diskriminohen si deri më sot. Ndërsa kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të UP-së, Hysni Gashi, ka theksuar se është një kontratë që ende nuk është nënshkruar dhe nënshkrimet gjithmonë janë bërë pa prezencën e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …