Kryesia e LDK nuk ka marrë asnjë vendim për të ngrirë diskutimet me Vetëvendosjen, ka deklaruar kryetari i LDK, Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani, të cilët thanë se takimet do të vazhdojnë, por vetëm për marrëveshjen finale do të pritet certifikimi i rezultateve. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, tha se fituesi përfundimtar do të përcaktohet nga rezultatet ku do të certifikohen. Ne kemi biseduar me Vetëvendosjen për mundësinë e një koalicioni të përbashkët, ky koalicion mund të bëhet dhe jemi marrë vesh që javëve të ardhshme do të takohemi për harmonizim të programit”, tha Isa Mustafa.
