“Nënat e Srebrenicës” kërkojnë tërheqjen e çmimit “Nobel” për Handken

Shoqata boshnjake “Nënat e Srebrenicës” kanë kërkuar tërheqjen e çmimit “Nobel” dhënë shkrimtarit austriak, Peter Handke. “Nënat e Srebrenicës” kanë dënuar fuqishëm vendimin për dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë për shkrimtarin Peter Handke i akuzuar se ka mbështetur krimet e bëra kundër popullit boshnjak nga Sllobodan Milosheviqi, Radovan Karaxhiqi dhe Ratko Mladiqi. “Në emër të ‘Nënave të Srebrenicës’ do t’i dërgojmë një letër zyrtare komitetit të Nobelit për tërheqjen e çmimit për Peter Handke”, ka deklaruar kryetarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës Munira Subashiç, dhe ka theksuar se një njeri që ka mbrojtur kasaphanën e luftërave ballkanike nuk mund të marrë një mirënjohje të tillë. Shkrimtari, Peter Handke është një filo serb dhe është akuzuar nga boshnjakët për mohim të krimeve të kryera nga serbët gjatë luftërave të viteve ’90 në ish-Jugosllavi.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …