Zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, kanë refuzuar propozimin e presidentit Millosh Zeman për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ide të cilën e kishte paraqitur para autoriteteve të Serbisë, në Beograd. Gjatë parashtrimit të kësaj ideje në takimin me zyrtarëve më të lartë kushtetues të Çekisë ku bëjnë pjesë presidenti, kryeministri, kryetarja e dhomave të parlamentit, ministri i jashtëm, ai i brendshëm dhe i mbrojtjes është thënë se kjo ide është e parealizueshme. Pas takimit të zhvilluar, shefi i diplomacisë çeke, Tomas Petërçek ka theksuar se qëndrimi i Republikës Çeke kundrejt Kosovës, nuk ka ndryshuar. Çekia e ka njohur vendit tonë në maj të vitit 2008. Deklaratat e bëra në Beograd nga presidenti 74 vjeçar, Millosh Zeman, që është i njohur për qëndrime kundërthënëse, kanë nxitur reagime në Çeki, duke i quajtur ide joreale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …