leoni

Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: Si njeri është i keq, plesht, por si shkrimtar si është Peter Handke?

Ty Peter Handke të urren populli im, të urrej edhe unë, arsyet janë të qarta, je një mbeturinë, një plesht, një  mikrob helmatitës, një shushunjëz që pi gjakun tënd e le më gjakun e popullit tjetër. Je person që dëfrehesh  me paturpësinë tënde. Ndoshta mendon se nëse të urrejn një masë e madhe vetja të duket ujk sepse të tjerët po i krahason me qentë e qentë e urrejn ujkun, dhe shpirti yt është i lirë? Jo kjo teori më nuk pi ujë, kjo është e vjetëruar.

Njeriu dhe artisti i mirë, janë në shërbim të vetes dhe popullit, me mesazhe humane si njerëz. Nga dole ti? Nga populli dhe në vend se të drejtoheshe nga zëri i së vërtetës, ti po drejtohesh nga zëri i mizorisë, barbarisë, psikopatisë, dhunës, gjakut, vrasjeve gati më barabre sepse po përkrahë një kasap të Ballkanit Sllbodan Millosheviqin i cili lirisht mund të krahasohet me Hitlerin e dytë në Ballkan. Këtij të parit i thurrje lavde, flisje në supërlativ për të, fjalë miradije, sepse e krahasoje me humbësinë dhe ty po të pëlqenin humbësit. Është ditur që ai është humbës sepse tentoi ta zhduk kombin shqiptar nga Kosova, masakroi gra, burra, fëmijë në djep.

Në vend që ti të ju flasësh popullit serb se ai ishte një xhelat dhe kasap për Shqiptarët dhe vrasës në heshtje për serbët, ti po e lavdëron. Atëherë çka je ti? Një copë m…. Ndoshta po paramendon veten se je nën lëkurën e luanit, jo kjo nuk është e vërtetë, dallimi i madh është i yti me luanin. Ti je nën lëkurën e një bishe mishëngrënëse dhe të besoj unë se je sëpari njeri e pastaj shkrimtar duhet ta thyesh vullnetin e adhuruesit tënd.

Shtrohet pyetja, si të marr një libër tëndin në dorë, kur më shumë bota po triumfon me jetën dhe opinionet politike se sa shkrimet, librat, prozat tua? Si të besoj unë që je shkrimtar i fortë, ashtu siç të vlersoj Akademia Suedeze si fitues të çmimit Nobel për letërsi 2019. Në një prononcim per The Neë York Times, sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, ka theksuar se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”. Unë në këtë nuk dua të besoj, por pasi i kam lexuar Nobelistë të tjerë dhe jam interesuar për jetën e tyre konkretisht Virginia Ëolf që ishte anti-semite, askush nuk e ndaloj krijimtarinë e saj, ajo i urrente hebrenjët. Pastaj, Elioti ishte shumë njeri i keq. Bindjet e tyre ishin shumë të këqija, por në letërsi ishin gjeni. A mos vallë edhe ti mendon kështu për veten tënde, ose nuk duhet trajtuar shkrimtarin si njeri të keq e shkrimtar të keq apo duhet menduar se shkrimtari si njeri është i keq, por në shkrime është gjeni. Cila pra duhet të shikohet më shumë. Nëse je vlersuar vetëm për shkrime, letërsinë tënde, atëherë Akademia ka të drejtë në prononcimin e saj, ngaqë duhet ndarë shkrimtarin me opinionet e tij politke ose me veprat e tij jetësore. Kush garanton se në tekstet e tuaja nuk ka adhurim ndaj kriminelëve, barbarëve, xhelatëve? Unë këtë nuk mund ta mbështes por duhet t’i besoj Akdemisë për vlersimin e saj “të drejtë”.

Në Kosovë të gjithë janë quar kundër Handke si njeri, mbështetës të opinioneve të sëmura politike, kanë adresuar ankesa, peticione, ulërimat po dëgjohen edhe në botë. Kanë të drejtë të adresohen kundër, por më shumë duhet shikuar edhe krijimtarinë letrare tënden se aty si janë bindjet dhe a të ka lexuar ndokush apo po të azkuzojnë në të dyjat pa të lexuar? Kjo duhet të diskutohet. Akademia e Shkencave e Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë në reagimet e tyre po shkruajnë për politkën e Handke, por ende sakt s’po dihet a po ndikon kjo edhe mbi letraren?

Vetë Alfred Nobeli për letërsi kishte menduar se “personin që prodhon në fushën e letërsisë veprën më të mirë në drejtimin ideal”. Edhe ai e përmedn veprën, shkrimin, letërsinë, e jo opinionin e tij politik e pastaj veprën.

Handke lindi në vitin 1942, në jug të Austrisë nga një baba gjerman dhe një nënë sllovene. Ai kaloi një pjesë të fëmijërisë, në një Berlin të dëshpëruar nga lufta ndërsa vazhdoi të studiojë drejtësi në Universitetin e Graz-it. Por kur ai botoi librin e tij të parë, e braktisi shkollën ndërsa nisi plot zell karrierën e tij letrare. Më shumë se 50 vjet më vonë, në përvojën e krijmtarisë së tij përfshihen romane, ese, skenarë filmash dhe vepra të tjera dramatike. Ai është vendosur në Chaville, në Francë që nga viti 1990.Të shkruarit e tij në dekada, botuar fillimisht në gjermanisht, përfshirë këtu dhe romanin “Një brengë përtej ëndrrave”, frymëzuar prej dhimbjes nga vdekja e nënës, tërhoqi vëmendjen e kritikës. Ajo e cmoi si një “një memuar madhështor për një mori jetësh të varrosura gjermane dhe austriake” dhe si një vepër e shkruar me një “stil nga më të mirët të shkruar deri tani.” Por miqësia e tij kontroversiale me Slobodan Millosheviç, ish- liderin e Jugosllavisë, një personazh i akuzuar për krime lufte gjatë viteve 1990, nuk ka kaluar pa lënë gjurmë në Evropë. P. Handke, mori pjesë në gjyqin e Hagës ku Milloshevic akuzohej për krime lufte. Ai madje nuk nguroi të mbajë dhe një fjalim në funeralin e ‘kasapit’ të Ballkanit. Në një intervistë në vitin 2006, ai tha për Millosheviç-in: “Unë mendoj se ai ishte një njeri me një fat mjaft tragjik. Sigurisht jo një hero, por një njeri me një jetë tejet tragjike. Unë jam një shkrimtar, dhe jo një gjykatës.”Në të njëjtën intervistë, ai u shpreh se nuk e priste çmimin Nobel, për shkak të polemikave që shkakton pikërisht kjo miqësi e tij me Milloshevicin. “Kur isha më i ri kujdesesha vërtet për të,” shtoi ai. “Ndërsa tani mendoja se kish mbaruar për mua gjithçka pas frazave të mia për Jugosllavinë.”

E lexova në portale opinion e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare për fituesin Handke “E kam njohur para ca vitesh në Paris. Ambasadoja e Austrisë në Francë na ftoi për darkë të dyve, bashkë me gratë. Gruaja e tij franceze është e admirueshme.

Nuk e gjej dot ç’grerëz e ka pickuar. Gjithë ai tërbim kundër shkrimtarëve boshnjakë, gjithë ai zell për të mbrojtur krimet serbe në Bosnjë e pastaj në Kosovë.

Një shkrimtar kroat përpiqet ta shpjegojë me zanafillë frojdiste. Nuk më besohet.

Ndërkaq, nga darka në ambasadën austriake më kujtohet një frazë e tij. Një frazë disi e veçantë, e thënë me njëfarë pikëllimi: “nuk jam më i njohur si më parë”.

A mund të jetë atje ana e së keqes? Ndoshta, pse jo.”. Pastaj tjetra në faqen e Facebookut, ditën e ndarjes së çmimit Nobel Janulla Rrapi deklarohet publikisht për shkrimtarin tonë të madh Kadarenë me këto fjalë ““Akademia Suedeze sot ua dha Çmimin Nobel në letërsi dy shkrimtarëve, polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke. Ky çmim prej shumë vitesh është adhuruar e lakmuar edhe nga vendi ynë.

Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti ynë kombëtar i dënuar deri me zhdukje të eshtrave nga sistemi komunist, Gjergj Fishta, ndërsa pas përmbysjes së këtij sistemi në Shqipëri çdo vit në muajin tetor Ismail Kadare, edhe pse i shërbeu me besnikëri e përulje atij sistemi dhe e ngriti në piedestal figurën e diktatorit Enver Hoxha, pret me ankth ta fitojë atë. Por fatkeqësisht ai ende nuk është laureuar me këtë çmim.

Si shqiptarë dhe si njerëz që e duam shumë atdheun tonë, edhe pse prej gati 30 vjetësh jemi të larguar nga halli prej tij, unë dhe djali im Renato Rrapi do ta deshironim shumë që ky çmim i madh të vinte në vendin tonë. Por si viktimë e bëmave monstruoze të Kadaresë ndaj Renatos në kulmin e rinisë dhe talentit, ai nuk e meriton këtë Çmim si dhe shumë ndere të tjera që vazhdojnë t’i bëhen nga pushtetarët e të gjitha ngjyrave në këto vite demokraci, ashtu siç i janë bërë edhe nga sistemi komunist.

Nëse Kadareja do ta kishte pranuar publikisht dhe i penduar krimin që i bëri jetës së djalit tim, kjo do të ishte vepra e tij më e mirë dhe më e çmuar. Me këtë kryevepër ai do ta nderonte veten dhe mbase do ta kishte fituar edhe Nobelin. Le t’ia lëmë kohës e të besojmë se kjo ditë e pendesës së tij publike nuk do të jetë e largët. Atëherë Renato Rrapi do ta falë me gjithë mirësinë dhe fisnikërinë që vazhdon ta ketë edhe sot.” Si  duhet të veprojë Akademia Suedeze?  Mendoj që kjo Akademi nuk e ka shumë për obligim të meret me jetën dhe opiniohet e shkrimtarëve të nominuar. Dhe, kush tjetër mund të garantoj se Janulla shprehë një të vërtetë të kohës? Pse të gënjej ajo? Mendoj se nuk ka arsye.

Andaj, a mund të cilësohet si fatalitet, dhënia e çmimit Nobel për Handke?

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …