leoni

Ahmet Qeriqi

Kush janë ata që nxjerrin përfitime duke fyer të kaluarën, luftën çlirimtare dhe dinjitetin e kombit?

Qysh nga rënia e regjimit komunist në Shqipëri e deri tani, një pjesë e krijuesve, gazetarëve, analistëve, por edhe e disa  “shkrimtarëve e poetëve”, kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë favore financiare për shkrimet e tyre kundër regjimit komunist, por edhe kundër traditave e vlerave më të sublimuara kombëtare.

Në fillim të viteve 90, në Kosovë, për një shkrim ku nxirosej ish-regjimi në Shqipëri autori merrte pesëfishin e një shkrimi me  tematikë tjetër. Mbani mend se aso kohe një “kruzhok” i jugo-gazetarëve shqipshkrues e folës, (që me mish e shpirt bënin përpjekje ta UJDI-snin Jugosllavinë, që kishte filluar rrugën drejt shkatërrimit të pa shmangshëm) filluan të botojnë shkrime përplot me gënjeshtra, duke pretenduar ta nxirosin krejt një epokë. Mjerisht pati edhe nga ata që kishin mbajtur burg për Kosovën Republikë dhe iu bashkuan avazit për ta “varrosur” komunizmin, Enver Hoxhën, madje edhe të arriturat kolosale të Shqipërisë. Temat për sikur thuhej ‘dekomunistizimin” e Shqipërisë prej atëherë e deri tani kanë mbetur faqe turpi, të cilat as kanë ndikuar,  madje nuk kanë ndërruar as edhe një përfytyrim të shumicës së shqiptarëve, lidhur me të kaluarën e kombit dhe të Shtetit shqiptar, e tillë çfarë ka qenë e mirë për shumicën, ndërsa skëterrë për pakicën kundërshtare, durimtare, pacifiste, përulëse e pa kurrizore.

Kosova e liridashësve, e cila kishte mbijetuar në barrikada të rezistencës aktive, në burgje dhe kundërvënie sistematike, ishte ndeshur me Kosovën tjetër, eunuke, pacifiste, e cila e kishte pasur mirë me Dovletin, mirë me Kralin me Titon dhe me krejt atë botën  ndryshe, që i kishte sjellë veriu i acartë i Siberisë. Këta eunukët shkruanin e shkruajnë terr e zi për Enver Hoxhën dhe Shqipërinë Socialiste, më vonë edhe për Adem Demaçin e të burgosurit politikë. Pas luftës çlirimtare e fitimtare nxirosën faqe të tëra kundër çlirimtarëve  të Kosovës, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër UÇPMB-së kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në anën tjetër e mbrojnë me fanatizëm dhe dashuri zemre, Titon, Rankoviqin, Kardelin, Mugoshën, Stamboliqin, disa madje edhe Milosheviqin, Tadiqin, Vuqiqin, ndonjëri prej të tillëve bëhet edhe  kumbar me Daçiqin, madje del edhe në foto me kumbarin dhe me pinjollin e tij…

Asnjë nga jugo-gazetarët nuk ka shkruar as edhe një rresht për krimet sistematike të regjimit antishqiptar të Titos, as kundër tradhtisë që i bënë disa partizanë shqiptarë  luftës së Shaban Palluzhës, madje as kundër shqiptarë-vrasësit, Ali Shukria, i cili ka dënuar me vdekje-pushkatim mijëra luftëtarë të NDSH-së, apo kundër kriminelëve si Rrahman Morina, Karakushi, dhe qindra  inspektorëve e mijëra bashkëpunëtorëve të UDB-së.

Keni lexuar ndokund ndonjë shkrim kritik apo linçues  të Veton Surroit, Baton Haxhiut, Flaka Surroit, Halil Matoshit, Bardhyl Metës, Jeta Zharrës, Arbana Xharrës, Berat Buzhallës, Arben Idrizit, Migjen Kelmendit, Adriatik Kelmendit, Shkëlzen Maliqit, Gani Mehmetajt, Bajrush Morinës, Vehbi Kajtazit, Parim Ollurit e tërë këtij soji për ndonjë nga personalitetet jugosllave e projugosllave?

Nuk besoj të keni lexuar, sepse këta i kanë qëndruar dhe vazhdojnë t’ i qëndrojnë besnikë periudhës “së artë” të bashkim vëllazërimit, të përbashkësisë me serbë e të tjerë, po aq e ndoshta edhe  me tepër sesa i kanë qëndruar besnikë baballarët e gjyshërit tyre, Dovletit, Kralit e Titos.

Ky soj historikisht ka gjenezë dhe ADN nga trungu i Ballaban Pashë Badherës, Jani Calit,  Esat Pashës, Ahmet Zogut, Ceno beg Kryeziut, Xhafer Devës, Ali Shukriut, Mehmet Maliq-Cikulit, Sinan Hasanit, Shaban Kajtazit, Ibush Kllokoqit, Lufti Ajazit, Bashkim Kursanit, Muharrem Danës, Jusuf Buxhovit, Enver Maxhunit, Faik Nurës, Reshat Millakut  dhe tërë klasës tradhtare shqipfolëse.

Tani bijtë e bijat e tyre si në kor sorrashkash sulmojnë luftën e UÇK-së me një histeri edhe më linçuese sesa e kanë sulmuar dhe e sulmojnë sivëllezërit e tyre ideologjikë, në Serbi.

Kjo klasë shqipfolësish mbahet dhe përfiton financiarisht me tema ku fyen, përçmon dhe për çdo ditë bën  përpjekje për ta diskredituar luftën tonë fitimtare dhe çlirimtare.

Këta nxisin fushata kundër komandantëve të luftës,  madje marrin guxim prej të çmendurish histerikë  dhe i etiketojnë si kara-komandantë, këta  deri para një viti kërkonin t’ i ngihet përmendore për së gjalli, Nazim Bllacës, spiunit të Serbisë, pranojnë të dëshmojnë rrejshëm për përfitime të majme në Gjykatën Speciale, pranojnë të shkruajnë terr e zi për akëcilin komandant, duke u mbështetur në dosjet e regjimit të Beogradit, apo në dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur të UNMIK-ut, EULEX-it dhe Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Këta kanë shpikur trafikimin e organeve dhe kanë sajuar sa e sa gënjeshtra, me qëllim të diskreditimit të luftës dhe zhvlerësimit të pavarësisë së Kosovës, me qëllim për ta kthyer regjimin serb në Kosovë.

Disa nga soji i këtyre mjeranëve shkruajnë e botojë shkarravina, madje edhe  ta themi “romane” e drama  ku diskreditojnë luftën e UÇK-së, shfaqin filma ku damkosin komandantë të luftës, botojnë shkrime duke akuzuar edhe Legjendarin Adem Jashari, i cili sipas rezonit të tyre është dashur të dorëzohet, për ta shpëtuar familjen.

Kur shpallet i pafajshëm një komandant i UÇK-së, mbajnë tri ditë zi dhe akuzojnë prokurorët, se nuk po kanë guxim të arrestojnë peshqit e mëdhenj, duke u bazuar në dosjet e Beogradit dhe të “Juzhni insajderëve” që zbulojnë, përkthejnë e publikojnë  letrat me të cilat në Beograd i fshijnë prapanicat.

Këta janë ai soji i keq, ajo jashtëqitja e ndotur, e cila jeton si miza e kalit.

E mira e së mirave është se këta lehin por nuk i kanë dhëmbët me të cilët na kafshonin dikur, nuk na dërgojnë dot nëpër burgje, nuk mund të na izolojnë as të na “leqitin”, sa para bën se  mund të na denoncojnë në Beograd, kur  edhe atje e kanë humbur besimin, që e kanë pasur dikur.

Thjesht vetëm mund të flasin, të shkruajnë, të etiketojnë të derdhin valvulat e urrejtjes, të spiunojnë nëpër ambasada dhe te autoritetet e caktuara ndërkombëtare,  të lehin të frikësuar sikur qentë para ujkut, të mallkojnë e të bëjnë magji, por kurrë më nuk mund të dënohet as edhe një shqiptar i vetëm sepse ka luftuar regjimin gjakatar  të Milosheviqit, kurrë më nuk mund të dënohen shqiptarët që kanë kërkuar dhe kanë mbajtur shekuj të tërë burg për Kosovën Republikë, kurrë më nuk mund të dënohen shqiptarët që kërkojnë bashkim kombëtar, pse jo edhe Shqipëri të Madhe, Shqipëri Etnike, Shqipëri Natyrale, Shqipëri të Katër Vilajeteve, Shqipëri në të gjitha trojet shqiptare. Këtë vullkan atdhetarizmi nuk e zhbëjnë dot ish dhe tani spiunët e ish dhe tani regjimeve antishqiptare.

Shqipëria e Madhe me Sanxhakun, Plavën Gucinë, Anamalin, Tivarin Ulqinin, Shqipëria e Madhe me trojet shqiptare në  Kosovën Lindore,  në Iliridë, Maqedoni e sotme, në Çamëri edhe pse pa çamë, Kosova, zemra e shqiptarisë dhe Piemonti, të gjitha këto troje, aktualisht e përbëjnë një Shqipëri, duke u bazuar në të drejtën historike, e cila ishte shumë  më e madhe, por edhe në të drejtën e sotme etnike, ku popullata shqiptare përbën shumicën.

A ka shqiptar me gjak shqiptari që i frikësohet kësaj Shqipërie, e cila ekziston, de facto, ekziston natyrshëm, e një ditë do të bëhet edhe de iure, sepse ligji i natyrës dhe i dialektikës është i përhershëm, shemb politikat dhe koniukturat artificiale, ashtu sikur i ka shembur kurdoherë në historinë e së kaluarës.

Mjerisht ka shqiptar, madje politikan,  që i thotë vetes burrë dhe patriot, i cili publikisht deklarohet se nuk pranon që të gjithë shqiptarët të jetojnë me një shtet sepse, sipas tij po u  prishkan  katër shtete fqinje. Ku do të mbetej Maqedonia po të shkëputeshin trojet shqiptare, ku do të mbetej Serbia po të shkëputet Kosova Lindore dhe Sanxhaku, çka do të mbetej nga Mali i Zi po qe se nga kjo krijesë artificiale e AVNOJ-it do të shkëputeshin trojet historike dhe etnike shqiptare. Çka do të mbetej nga Greqia nëse i shkëpusim Çamërinë dhe nëse te arvanitasit fillon Rilindja e vonë kombëtare mbi parimin e kombit, gjuhës traditës dhe jo të fesë, e cila i bëri grekë.

Mjerisht ka shqipfolës, të cilëve iu ka bërë ujë gjaku pacifist dhe duan të nderojnë fqinjët që na kanë ardhur të paftuar në konak dhe ne si njerëz arkaikë të Kanunit të Lekës i kemi pritur si miq, sepse nuk thuhet kot se “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.  Kështu ka rastisur që të kemi ruajtur si sytë e ballit hebraikët, të cilët Hitleri dhe jo vetëm ai, bënin përpjekje të i shfarosnin. Më kot politikanët tanë u futen në prapanicë krerëve të Izraelit, ata kurrë nuk do ta pranojnë Shtetin e Kosovës, edhe po t’ i kishin shpëtuar të gjithë hebrenjtë, dhe aq u bën  atyre se shqiptarët kanë ruajtur me rrezik jete gjyshërit e tyre, të ndjekur për t i shfarosur.

Kot e kanë shqiptarët pacifistë që i servilosen Vatikanit duke pretenduar ta ngrehin në kult kombëtar Gonxhe Bojaxhiun, Nënë Terezën, sepse Vatikani kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, as bashkimin e trojeve shqiptare, në një shtet. Po t ‘ i pranonte këto Vatikani nuk do të ishte ai që ka qenë gjatë shekujve dhe që është tani.

Po pavarësisht nga kjo, pavarësisht urrejtjes shekullore që ka grumbulluar kundër shqiptarëve një pjesë e shteteve të Evropës, shqiptarët, janë dhe do të jenë, denbabaden, sepse ishin këtu kur ishte Iliri  e Dardani dhe nuk kishte  fare shka  të bardhë apo të zi. Sa për tradhtarët e të gjitha periudhave të së kaluarës, duhet pranuar faktin se i kemi  pasur dhe i kemi “prodhim” kombëtar me suficit. Kurrë nuk na kanë munguar as do të na mungojnë andaj edhe sikur po mësohemi me këtë “nus prodhim”, që jeton duke fyer kombin të kaluarën, luftën e UÇK-së dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve me një shtet.

Ahmet Qeriqi

  1. 10. 2019

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …