Gjermania paralajmëron se mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut rrezikon të shfrytëzohet nga aktorë si Rusia, Kina apo Turqia për të shtrirë ndikimin e tyre në rajon. Sipas kryediplomatit gjerman, Michael Roth, dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen. Franca dhe vendet e tjera europiane javën e ardhshme duhet të heqin dorë nga skepticizmi për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Më 15 tetor duhet të japim sinjalin e duhur duke i dhënë dritën jeshile hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona, dhe tani duhet t’i mbajmë.” Socialdemokrati gjerman thekson se përpos dëmit që do i sillte gjithë rajonit, refuzimi për të disatën herë mund të shfrytëzohej nga aktorë të huaj politikë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …