Autoritetet serbe vazhdojnë edhe më tutje me fushatën e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Autoritetet serbe vazhdojnë edhe më tutje me fushatën e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Autoritetet serbe vazhdojnë edhe më tutje me fushatën e tyre të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, mbrëmë ka mbërritur në Kili, ku edhe do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate. Me të mbërritur në Kili, Stefanoviq i cili është edhe kryesues i delegacionit serb, është zotuar se do të bëj çdo gjë që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Në një postim në profilin e tij zyrtar në llogarinë Twitter, Stefanoviq ka shkruar se, Serbia do të luftojë deri në momentin e fundit për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. “Po fillon faza e fundit e luftës tonë! Do të japim gjithçka nga vetja që Kosova të mos realizojë synimet e saj. Do të luftojmë deri në sekondën e fundit të votimit”, ka shkruar Stefanoviq. Sipas medieve serbe, delegacioni i Serbisë sot do të fillojë aktivitete diplomatike intensive në Santiago për të mos lejuar as këtë vit anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. Duhet theksuar se kohë më parë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pati deklaruar se në rast se Kosova arrin të anëtarësohet në Interpol, ai do të jap dorëheqje nga posti që ai e ushtron në qeverinë e Aleksandar Vuçiqit. Ndryshe Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it do të zhvillohet nga 15-18 tetor dhe do të mbahet në Kili.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …