Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar pas vdekjes me urdhrin “Hero i Kosovës” Avdyl Krasniqin, hoxhën i cili ka ndërruar jetë para disa ditësh. Për ndarjen e kësaj dekorate Thaçi ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social. “Urdhrin “Hero i Kosovës” (pas vdekjes) sot ia ndava njërit prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhë Avdyl Krasniqit. Hoxhë Avdyl Krasniqi i përket pjesës atdhetare të klerit tonë fetar, duke kryer njëkohësisht obligimet atdhetare dhe ato fetare në periudhën më të rëndë të historisë së Kosovës dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …