Hajrush Behluli

Hajrush Behluli demanton deklaratën e Gani Gecit për gjoja haraçin që ka paguar

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së mirënjohur, Shkurte Fejza, ka reaguar pas deklaratave të Gani Gecit se viktima e tij Ruzhdi Shaqiri, i paska vënë haraç këngëtares me një vlerë prej 170 mijë euro. Ai ka mohuar në tërësi deklaratën e Gecit. “Për hir të së vërtetës dhe adhuruesve të Shkurtes konfirmoj se nuk është e vërtetë se kemi dhënë haraç. Nuk e kemi dhënë as edhe një cent, sepse atë shtëpi e kemi blerë me shumë mund për disa dekada, duke e shitur edhe një pjesë të pasurisë dhe paret e fundit në atë shtëpi i kemi dhënë. Gani Gecii i bëj me dije, se ne nuk jemi frikësuar as atëherë, e lëre më tani të tregojmë se familja ime nuk ka dhënë haraç. Nuk është e vërtetë as deklarata se ne kemi paguar njeri nga Drenica për të na mbrojtur, kjo është edhe më absurde. Kjo është dezinformatë që e ka dëgjuar Ganiu ose një trillim i llojit të vet”, ka thënë Hajrush Behluli.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …