Data 14 tetor, është data më e dhimbshme për Komunën e Malishevës, pasi në këtë datë të vitit 2004, 15 maturant të Gjimnazit “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, humbën jetën tragjikisht në Fushë Arrëz, gjatë kthimit nga ekskursioni në Shqipëri. Kjo ngjarje, njëherit shënon edhe ngjarjen më tragjike në Kosovën e pasluftës. Në kujtim të kësaj tragjedie, sot janë bërë homazhe në varrezat e maturantëve në Malishevë. “Kjo është dita më e dhimbshme për të gjithë ne dhe ngjarja më e dhimbshme për të gjithë, pasi në këtë datë, 15 vite më parë ne humbën 15 djem të rinj, 15 maturant. Ishte dëshira e zotit që ata të ikin nga kjo botë, të gjithë së bashku në një vend, prandaj edhe varrimi i tyre është bërë në një vend. Ishte ngjarja më e dhimbshme për ne të gjithë, dhe ne gjithmonë do ti kujtojmë”, tha mes tjerash, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fjalën e tij drejtuar familjarëve të 15 maturantëve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …