Matthew Palmer

Diplomati amerikan, Matthew Palmer, hoqi dorë nga pjesëmarrja në Forumin e Sigurisë në Beograd

Përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Forumin e Sigurisë në Beograd, që do të mbahet nga data 16 deri më 18 tetor, bën të ditur B92. Palmer ishte paralajmëruar se do t’u drejtohej pjesëmarrësve me rastin e hapjes zyrtare të Forumit të Sigurisë në Beograd, të enjten, më 17 tetor, me temën “Zgjidhja e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”. Në hapjen zyrtare, siç është paralajmëruar, tani do të flasë diplomatja gjermane e ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Suzanne Shic, ish-përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Sigurisë të BE-së, Ketrin Ashton, si dhe ish-ambasadori francez në Beograd, Frederiko Mondoloni.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …