Halit Coka

Lutfi Coka: Monolog Në LLOGORE, kushtuar “Heroit të Kosovës”, Halit Coka

I thotë pushkës,mos më trdhëto!

Je e sigurtë në dorën time.

Bashkë do vdesim në llogore

Bashkë do jemi në fitore!

 

Nëse boja më mungon

Do pres gishtin tim.

Me gjakun që pikon

Do jap një kushtrim!

 

Kur  arma më mungon

Do bëj thirje e kushtrim,

Nga shpirti që s’duron

Do bej një mallkim!

 

Nëse koha më premton

Do mbaj një qëndrim,

Nga gishti që s’punon

Rris nder e jap guxim!

 

Kur forca më mungon

Do gjej një burim,

Nga zemra që gufon

Do  thërras një mallkim!

 

Nëse ajri më mungon

Do ngrihem me nxitim,

Nga qielli që xixëllon

Do i jap gjoksin tim!

  

Nëse uji më mungon

Do gjej një burim,

Nga gjaku që pikon

Vrull do marr në lumin Drin

 

Kur shpirti do më dal

Prap do ngrihem malit,

Me pushkë në ballë

Si kalorës përbi kalë!

 

Kur fjala më mungon

Është plumbi që kërcet,

Është zemra që troket

Është forcë e fortë për jetë!

 

  Krisi pushka në çdo anë

Kudo  shkrin bora.

Një lule mbinë

Arma ra nga dora!….

 

 

      Jam Shqiptar

 

 

Unë jami ri,unë jam shqiptar

Kam dimër, nuk kam verë.

Nuk njoh hënë,nuk njoh qiell

Veç natën e zezë në priell!

 

Ah errësirë budallaqe

Plehërinë e torollake,

Janë më mua yll e hënë

Kërkon djalin e bardha nënë.

 

 Atje poshtë është një trim

Ai është trupi i gjakut tim.

Po ta dija se do vdes

Atje poshtë unë do zbres!

 

Nuk besdis s’është harruar

Etje,lot mall e zjarrë.

Je I gjallë

Je në jetë

Të kam përballë

E të don kosova vetë!

 

Ky është shqipja,

është një dhe,

Një shpirtë,

një gjak një fe!

 

 

Një kështjellë

Pa dallim fare,

Është  bota shqiptare!

Edhe shkau bën çudi!

Këso trimi s’kemi pa,

Si bishë ,lis e shkëmb,

Për liri bën hata

Sa herë gjuan

 na ka vra!

 

Varri i trimërisë

 

Diku larg

Një yll i vetmuar,

Një varr madhështor

Në vetmi shekullor.

 

 

Dheu mbi varr

Digjet si zjarr,

Është robëri

Flakadan për liri!

 

Malli për Atdhe

E dogji si zjarri,

Jo,se harroi Kosova

E ngriti nga varri

 

Si një lis me kurorë,

Në rrenje i hijeshuar,

Varri i tij në pyell

Rreth e qark mbuluar

 

 

Tani yll i ndritur

Me rreze ndriçuar,

Panteon i Kosovës

Lavdia e Halit  Cokës!

 

Qëllimi i Halitit

Liria apo vdekja.

Për këtë flet

Jeta e vepra!

 

Qëndroi i patundër

Në luftën pafund,

Përballë shtergatës

Me shpresë pa fund!

 

 Jo, Halit coka!

Kosova s’të harroi,

Në prehër të mban

Pashtriku të  vlerësoi!

 

Nukje i vetmuar

S’je pa trima të tjerë,

Por për shqiperinë

I dhurove një nder!

 

Të rënët e lirisë

Në zemër  e shqiperisë,

Lapiarë e krenari

Për atdhe e për liri’

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …